21 tetor 2015 – Gianni De Biassi është në kontratë për të qenë trajneri i Shqipërisë deri në fund të vitit 2017, ku përfundojnë edhe eliminatoret e Kupës së Botës. Me të njëjtat kushte që ka pasur edhe më parë, sa u përket përfitimeve. Madje, nëse italiani dëshiron që të largohet në fund të kampionatit Evropian, duhet të paguajë dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.
Nga presioni mbi federatën për t’i ofruar rinovimin, tani kalon te tekniku, i cili dëshiron të përfitojë më shumë. Momentalisht ai merr afro 250 mijë euro në sezon, por që ka përfituar edhe një shpërblim prej 200 mijë eurosh mbi realizimin e objektivit, që ishte kualifikimi në “EURO 2016”.
Gjithsesi, mbi shpërblimin e premtuar nga federata prej 2 milionë eurosh, aty nuk përfshihet stafi teknik. Ajo shumë do t’u jepet futbollistëve, të cilët do ta ndajnë vetë midis tyre.
/portali DurresLajm/