23.625 votues nuk do të mund të ushtrojnë këtë të drejtë, pasi janë në kushtet e karantinës si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ekspertët e kanë sqaruar dhe më herët që asnjë infektuar aktiv me Covid-19 nuk mund të dalë nga banesa dhe për më tepër të futet në qendrat e votimit ku ka dhe persona të tjerë.

Në Durrës sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë 876 persona do të jenë të përjashtuar nga procesi i votimit. Durrësi është qyteti i tretë me numrin më të madh të infektimeve masive pas Tiranës dhe Fierit.

Peshën më të madhe të personave të infektuar që s’mund të votojnë e ka Tirana me 17882 qytetarë që e përkthyer në mandate, janë thuajse 2 mandate deputetësh.

Shkodra ka 731 të infektuar, Korçë me 600 të infektuar dhe Gjirokastra me 565 të infektuar. Më pak votues do të humbasin Vlora, Dibra, Kukësi, Elbasani Berati dhe Lezha.

Në qendrat e votimit nuk parashikohet të ketë masa shtesë për parandalimin e kësaj kategorie por gjithçka do të jetë në ndërgjegjien e qytetarëve.