Nëse do të degjonim trupin tonë do të fitonim një shëndet dhe zkaone shumë më të mira. Një nga mënyrat sesi trupi na dërgon sinjale janë edhe "nepset" për ushqime të caktuara. Ja se ҫfarë do të thotë trupi nëpërmjet dëshirave shfrenuese për disa ushqime sipas Blerina Bombaj:
Çokollata
Mund të tregojë mungesë Magnezi, Hekuri, periudhë para ciklit, gjendje mërzitie.
Zgjidhja: kakao organik, bajame, fara të ndryshme.
Patatina
Mund të jetë shenjë e mungesës së Klorit.
Zgjidhja: kripë deti, kripë Himalaje
Sheqerna, ëmbelsira, karamele
Tregon mungesë Kromi, Sulfuri, Triptofani.
Zgjidhja: mollë, banane, brokoli, hudhër, patate të ëmbla, spinaq, gjoks pule.
Mish i kuq
Tregon mungesë Hekuri ose proteinash.
Zgjidhja: thjerrza, panxhar, rukola.
Ushqime të yndyrshme si: patate të skuqura, pica
Mund të jetë shenje pagjumësie, mungese Kalciumi, mungese acidesh lyrore të domosdoshëm.
Zgjidhja: kos, djathë të fortë si parmixhano, brokoli, bajame, fasule, qiqra, susam.
Pije me gaz
Tregon mungesë Kalciumi.
Zgjidhja: është e ngjashme me atë më sipër