3 mars 2015 –  Kim Farry është eksperte në vjedhje, e cila thotë se kënaqet me rrobat e shtrenjta, operacionet plastike, dhe pushimet ekzotike pas 44 viteve krim përmes të cilit ka gjeneruar mbi 2 milionë dollarë. Hajdutja që ka vjedhur shumë dyqane, ende jeton në banesa për raste sociale dhe merr 556 dollarë në muaj benefite shtetërore si e rast social.

54 vjeçarja, Farry filloi të vidhte për të ndihmuar familjen e saj kur ishte 9 vjeç. Në kulmin e këtij aktiviteti, ajo pranon se fitonte një shumë prej 50.000 dollarëve për një vit. Karry është akuzuar mbi 50 herë për vjedhje dhe ështe burgosur shtatë herë, tashmë kur ajo është nëna e gjashtë fëmijëve, Kim Farry thotë se ka hequr dorë nga krimi dhe s’ka kryer asnjë vjedhje për tetë javë. Ndërkohë ajo thotë se benefitet shtetërore nuk i mbulojnë shpenzimet e saj, kështu që mund të ndodhë që ajo t'i kthehet zanatit të vjetër.