22 mars 2014 – Celuliti shpesh quhet si “mallkimi i femrave”, pasi ka shumë gra që vuajnë nga gropëzat e bezdisshme që i ngjajnë lëkurës së portokallit dhe nga depozitimi i yndyrnave në kaviljet, të ndenjurat dhe kofshët e tyre. Për fat të keq, shumë gra harxhojnë sasi të mëdha parash për trajtimet joefektive dhe produktet e papërdorshme. Celuliti nuk është një problem yndyrne, por lëkure. Ai nuk ka të bëjë me peshën tuaj, por me peshën që keni humbur,” thotë dermatologu i Hollivudit, Howard Murad.
Problemi qëndron në faktin se gratë nuk e kuptojnë plotësisht çfarë është celuliti, ndaj nuk dinë sesi ta trajtojnë atë. Përpjekjet e pafundme që ato bëjnë për të rënë në peshë dhe trajtimet e lëkurës për ta kuruar atë, shpesh nuk kanë efekt. Për fat të keq, gjithë kremrat e celulitit në botë nuk mund t’ju ndihmojnë ta luftoni atë, pasi nuk ka diçka kaq teknike sa celuliti!
Ja gjërat kyçe që duhet të dini për celulitin
1.Nuk mund ta hiqni qafe me kremra: Mos i përdorni më ato. Është shumë thjeshtë. Ka shumë kremra anti-celulit në treg, por ato nuk kanë efekt. Ata mund ta përkeqësojnë celulitin tuaj.
2.Trajtimet spa nuk funksionojnë dhe mund të jenë të rrezikshme: Administrata e Ushqimit dhe e Ilaçeve (FDA) raporton se trajtimet spa të krijuara për të reduktuar celulitin i kanë dëmtuar disa gra në mënyrë të përhershme.
3. Celuliti nuk është gjenetik, ndaj ju mund ta luftoni atë: Nuk ka rëndësi çfarë ju kanë thënë, por ai nuk është një problem i trashëguar nga prindërit.
4. Mënyra e vetme për ta hequr qafe celulitin është duke vënë në shënjestër lëvizjet e pjesës së poshtme të trupit: Lëvizjet janë unike dhe synojnë muskujt në zonat me celulit. Ato fokusohen në tonifikimin dhe forcimin e shtresave të muskujve. Mirëpo duhet të dini se ka shumë ndryshim midis metodave të zakonshme që përdoren në palestra dhe ushtrimeve që ndikojnë në celulitin tuaj.
Një program i ri
Joey Atlas ka punuar me qindra gra dhe ka zhvilluar një program “E vërteta për celulitin”, i cili strukturohet rreth tre parimeve:
1. Pse kemi celulit dhe çfarë është ai?
2. Çfarë e përkeqëson celulitin?
3. Mënyra më e mirë e provuar për ta luftuar atë.
Ky program mund t'ju mësojë të luftoni celulitin me lëvizje të thjeshta dhe të lehta, që mund t’i bëni edhe kur jeni në shtëpi.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





