Do të kuptosh nëse je vërtet e dashuruar, apo bëhet fjalë thjesht për një pëlqim? Më poshtë do të lexoni disa nga sinjalet që ju tregojnë se ai është dashuria e vërtetë.

Ke humbur oreksin? Nuk arrin më të flesh natën? Sillesh në mënyrë irracionale? Na vjen keq ta themi, por je e sëmurë nga… dashuria! Nëse nuk mendon dot për gjë tjetër veç atij, ka ardhur momenti të pyesësh veten nëse ke rënë në dashuri. Por si ta kuptosh nëse jë vërtetë e dashuruar apo nëse është thjesht një pëlqim?

Ja disa nga sinjalet që tregojnë se ai ju ka vjedhur zemrën:

1- Pagjumësia.

Kur një person kontrollon subkoshiencën tënde dhe “nuk të lë të qetë” as natën, do të thotë se ka patur një impakt shumë të madh tek ty. Kjo është një nga shenjat e para të rënies në dashuri.

2- Është gjithmonë në mendimet e tua.

Nuk mendon gjë tjetër veçse atë. Do t’i shkruash në çdo moment. Me zor pret ta takosh. Je aq e shpërqëndruar sa mund të marrësh dhe autobusin e gabuar. Padyshim ke rënë në dashuri!

3-  Do të bëje çdo gjë për të.

Kur bie në dashuri do të bëje gjithçka për njeriun e zemrës. Nëse ndeshjet e futbollit, pirja e një gote birre, kampingu, filmat aksion etj, ishin gjërat më të urryeshme për ty, me të dashurin kthehen në një kënaqësi të vërtetë.

4- Je e gatshme të bësh kompromise.

Që një çift të funksionojë është e rëndësishme të dy të gjeni gjuhën e përbashkët. Fatkeqësisht, kompromisi është i vështirë për t’u arritur, por nëse jeni të dashuruar do ta keni më të lehtë të bini dakord.

5- Ndihesh e kompletuar.

Të jesh e dashuruar është si të jetosh në një flluskë sapuni. Të gjitha shqetësimet e vogla të përditshme kthehen në të durueshme e asgjë nuk të jep më bezdi. Sigurisht që kjo nuk është gjithmonë positive. Megjithë përkushtimin në lidhjen dashurore, nuk duhet lënë pas dore familja, puna dhe shoqëria.

6- Mendon për të ardhmen.

Mendimet për të ardhmen janë disi të frikshme. Sidomos kur bëhet fjalë për martesën, fëmijët dhe kredinë. Gjithsesi këto veprime ju trembin më pak dhe ju ekzaltojnë, kur mendoni se do të keni në krah njeriun e duhur. Nëse ti dhe ai keni biseduar disa herë për të ardhmen tuaj, atëherë të dy e keni marrë në konsideratë mundësinë e krijimit të familjes së bashku. Kjo nuk mund të jetë gjë tjetër veçse dashuri!