Belinda Iberhysaj nga Deçani i Kosovës la pa mend jurinë e “The Voice of Belgium”. Mjaftuan vetëm pak sekonda interpretim, që shqiptarja e emigruar në Belgjikë gjatë viteve të luftës, të kthejë drejt saj, kokat e artistëve të njohur.

Por, jo vetëm trajnerët e The Voice spikatën zërin e veçantë tek Belinda. Publiku në sallë shoqëroi me duartrokitje gjithë performancën e ngrohtë të studentes së psikologjisë, e cila solli versionin e saj të këngës “Ho Hey” nga The Lumineers.

Shqiptarja që jeton në Bruksel u përlot nga reagimi, ndërsa të gjithë vrapuan ta përqafonin. Si përfundim Belinda Iberhysaj zgjodhi të shkojë me skuadrën e këngëtarit amerikan, Beverly Jo Scott.