Ndihmësit e David Cameron kanë qenë të zënë sot duke u marrë me zhvendosjen e plaçkave të ish-kryeministrit drejt rezidencës së tij të re të përkohshme me vlerë 20 milionë euro në Londër.

Stafi i tij u pa duke zhvendosur kuti me veshje, sende, lule etj, në pronën me shtatë dhoma gjumi gjatë pasdites së sotme.

Një ndihmëse u pa duke mbajtur një pako me çokollata të shtrenjta që blihen në një prej butikëve më luksozë të Londrës.

Ish-kryeministri u largua sot nga shtëpia Numër 10 së bashku me gruan Samantha dhe tre fëmijët e tyre, duke lënë kështu shtëpinë e gjashtë viteve të tyre të fundit.

Ata u panë sot si qytetarë të thjeshte bashkë me fëmijët, duke pirë nga një pije në një lokal, në shoqërinë e ish-ministrit të jashtëm britanik.