Ndërhyrjet kirurgjikale “premtojnë” një bukuri të re. Këtë e ka vënë re fotografi Phillip Toledano, i cili ka realizuar këtë set fotografik ku paraqiten disa portrete me bukuri të “veçantë”.

Phillip Toledano e ka quajtur projektin “Një lloj i ri bukurie”. Ai njohu fillimisht një grua nëpërmjet Facebook, e cila kishte bërë disa ndërhyrje kirurgjikale, dhe nëpërmjet saj shumë të tjerë, duke mundur kështu që të realizonte projektin. Nga fotografitë vërehet edhe një detaj tjetër. Figura e mashkullit nuk është aspak si e tillë. Ai ka marrë më shumë pamjen e një gruaje delikate, e qetë dhe aspak si gjinia dominuese. 

Fotografi shprehet se për 50-100 vite më vonë njeriu nuk do të ngjaj siç është sot, për shkak të evoluimit të teknologjisë. Sipas tij këto portretet janë pararojë e evolucionit të njeriut në të ardhmen.