Ata duken më të lumtur se kurrë në praninë e njëri- tjetrit. Jetën e tyre e ka zbukuruar më shumë edhe vogëlushi London Noor. Sara Hoxha dhe Ledion Liço padyshim që janë një çift simpatik e plot humor.

Fotot e tyre në rrjetet sociale shoqërohen pothuajse gjithnjë me batuta dhe të qeshura.

Së fundmi moderatori i njohur ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video ku një çift të moshuarish shfaqen duke kërcyer hip hop në mes të turmës, pa e vrarë mendjen.

“Unë dhe Sara 40 vite më vonë…”-shkruan Ledioni, duke na lënë të kuptojmë që do të jenë një çift pleqsh qejflinj. 

 

Unë dhe @sarahoxhaaa 40 vite më vonë….

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on