DASHI

Dita juaj e martesës do të jetë e pasur me pasion dhe irritim. Askush nuk mund ta imagjinojë se si punon turbina e dasmës së Dashit pas kuintave. Duhet shumë punë për të realizuar një event perfekt dhe për të zgjedhur fustanin. Çdo gjë organizohet si në teatër. Çdo hap i organizimit ka diçka intrigante dhe të jeni të sigurtë se Dashët do ta bëjnë ceremoninë në mënyrën e tyre të veçantë. Në një çast nga asgjëja mund të vijë “fundi i botës”, por ndërkohë me shpejtësi stuhia mund të zhduket.

DEMI

Këtu nuk flitet më për veshjen, meny-në apo dizenjon e tavolinave, gjithçka është e kalibruar me milimetra për të patur foton perfekte, me sfondin perfekt. Demi është një shenjë romantike, që “qeveriset” nga Venusi. Fustani i nuserisë edhe pse nuk duhet të ketë zbukurime të veçanta, duhet të jetë thjesht i mahnitshëm, që të dukeni si një vajzë kopertinash.  

BINJAKËT

Binjakët ia lënë me gjithë qejf të tjerëve punët që ata i bëjnë më mirë, konfuzionin, kontrollin, organizimin dhe grindjen. Binjakët duan të argëtohen, të shijojnë adrenalinën e ditës më të madhe të jetës dhe të sigurohen që kjo ditë të jetë e paharrueshme edhe për të ftuarit, por sidomos për veten. Stili dhe eleganca juaj janë gjithnjë interesante. Por kujdes! Natyra juaj e djallëzuar mund ta bëjë partnerin të ndryshojë mendje dhe t’ia mbathë nga altari.

GAFORRJA

Këtu ceremonia është e mbushur me ndjenjë dhe vazhdon me një festë madhështore. Eleganca e paharrueshme, stili dhe inteligjenca burojnë ngado. Kujdeseni që në çdo vend ku ulen të gjithë të ftuarit të ndihen të mirëpritur dhe të dashur. Mund t’i shkaktoni stres planifikuesit tuaj të dasmës, duke e ndryshuar programin ditën e fundit.

LUANI

Për të mahnitur një nuse Luan, duhet diçka e madhe, e kushtueshme. Do të rezervoni vendin më ekskluziv në qytet, do të jeni në qendër të vëmendjes së fotografëve që ju presin jashtë. Stili juaj është himn kënaqësie. Do t’ju shijojë çdo gjest vëmendjeje. Dasma juaj do të jetë një festë e pabesueshme. Lini të tjerët të punojë dhe shijoni ceremoninë. Mos u bëni prepotente!

VIRGJËRESHA

Edhe detaji më i vogël është i rëndësishëm për dasmën e shenjës së Virgjëreshës, nga momenti që hyn në kishë, deri tek organizimi i tavolinave në lokal. Gjithçka duhet të jetë perfekte dhe instruksionet e shkruara në letër duhet të ndiqen në mënyrë strikte. Stili i Virgjëreshës është i komplikuar, duhet të jeni praktikë, por edhe të keni një dasmë veçanërisht të bukur. Gjuetia juaj për të gjetur gabimet mund të bëjë që të shpërtheni në lot. Nëse doni që të ftuarit të kënaqen bëni ndonjë kompliment.

PESHORJA

Martesa e Peshores është një event I pagabueshëm. Nga muzika tek lulet, gjithçka duhet të jetë në perfeksion. E rregulluar nga Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, ceremonia e dasmës suaj do të jetë e denjë për fotografi të një profili të lartë. Dekoret delikate dhe femërore, petalet e luleve dhe këngët e dashurisë, do të jenë një përqafim për zemrën e shpirtin. Sfida për Peshoret është t’i vendosin një limit listës së të ftuarve. Është dita juaj dhe çdo hap e kaloni duke dhënë këshilla…

AKREPI

Është gjithçka shumë intensive. Nusja Akrep vjen me vonesë vetëm për t’I mbajtur të gjithë me frymën pezull. Ngjyra të gjalla, muzikë e  mirë dhe një listë me të ftuar të rëndësishëm. Stili i nuseve Akrepë ka diçka ekzotike dhe seksi. Natyrisht është dita juaj më e bukur dhe doni të trajtoheni si një person i veçantë. Doni të bëni gjithçka sipas mënyrës suaj dhe të negociosh me ju për dasmën është diçka e papranueshme.

SHIGJETARI

Një dasëm shpirtërore në plazh me rërë të artë, ose ndoshta në një vend që të dy doni ta vizitoni prej kohësh. Jeni tip simpatik dhe joshës, por edhe të sofistikuar dhe skena e martesës duhet të ketë një prekje misticizmi. Nuk ju interesojnë rreziqet që mund të ndërmerrni, as nëse ndonjë gjë shkon keq, për më tepër është dita juaj e madhe, kështu që edhe nëse diçka shkon keq nuk keni ndërmend ta merrni ju përsipër fajin.

BRICJAPI

Me shumë të ftuar, disa prej të cilëve vijnë nga larg dhe shumë nevoja të tjera për të përmbushur, gjithçka është e planifikuar në detaje. Një prekje moderne, pak traditë, gjithçka funksionon më së miri në një dasmë Bricjapi. Bëhet fjalë për një event të rafinuar, elegant dhe me klas. Bricjapët janë gjithnjë të kujdesshëm me buxhetin, por jo nëse bëhet fjalë për gjëra me cilësi. Nuk ka alternative të tjera, çdo gjë do të bëhet ashtu siç doni ju dhe nuk pranoni “jo” si përgjigje.  

UJORI

Çlirohuni të gjithë, prisni çfarëdolloj gjëje dhe sidomos shumë surpriza. Kjo martesë nuk do të jetë diçka mediokre. Organizuesi i dasmës do të ketë një punë të mirë për të bërë, për të krijuar efekte të papara ndonjëherë. Nuk është rasti në të cilën nusja thotë: do doja atë që ke bërë për dasmën e shoqes sime. Jeni mbretëresha e “luftës së ftohtë” dhe nëse dikush nuk po punon në interesin tuaj, ai do ta marrë vesh shumë shpejt se ç’do të thotë të kesh të bësh me ju.

PESHQIT

Imagjinoni se si mund të jetë nusja në një martesë me stil Hirusheje. Për gruan e shenjës së Peshqve dita e madhe duhet të jetë përrallore, mahnitëse. Një event romantik, argëtues, i çmendur, por ku mbi të gjitha duhet të mbizotërojë dashuria me D të madhe. Në dasmën e Peshqve vihet në skenë historia më e bukur e dashurisë me të gjitha detajet. Nëse punësoni një organizator dasme duhet ta dëgjoni atë. Nëse thonë që diçka nuk realizohet ashtu duhet të jetë vërtetë!

 Burimi: Elle.it

Përshtati: R.O.