Banka Qendrore Europiane vijon të rinovojë bankënotat në zonën e monedhës së unifikuar. Sot është bërë e ditur për publikun forma e prerjes së re të kartmonedhës 50 euro, e cila do të nisë të dalë në qarkullim më 4 prill të vitit të ardhshëm.
Sipas Bankës Europiane, kjo kartëmonedhë do të jetë më e sigurt dhe më e vështirë për t’u kopjuar apo falsifikuar nga “hajdutët” piratë të tregut.
“Bankonota e re 50€ do ta bëjë edhe më të sigurt monedhën. Karakteristikat e saj të sigurisë do ta bëjnë edhe më të mbrojtur këtë monedhë”, – ka thënë Yves Mersch, anëtar i komitetit ekzekutiv të Bankës Qendrore Europiane.





