Eli Fara është një nga këngëtaret më të bukura të skenës shqiptare. 

Ajo dallon ndër të tjera për zërin e saj karakteristik dhe të pa imitueshëm, por dhe për pamjen që nuk ndryshon asnjëherë me vitet. Kjo vërtetohet dhe në një prej fotove të nxjerra nga arkivat e këngetares.

Eli ka postuar në Instagramin e saj një foto të vitit 1994 të shkrepur në bulevardin e Korçës. Ajo që ka ndryshuar prej asaj kohe janë flokët kaçurrela, ndërsa Eli duket e buzëqeshur si gjithmonë.