Paparaci i gazetës "Panorama" ka fiksuar këtë javë në aparat momente kur politikanët e së djathtes janë bere “njësh” me popullin. Pa kravatë, me xhinse dhe pa make up, ata qëndrojnë prej 9 ditësh në çadrën e protestës.

Pa make-up dhe me xhinse, si duken demokratët në çadër

Një nga ngjarjet që po zë vëmendjen më të madhe mediatike dhe qytetare është protesta e gjatë e Partisë Demokratike në çadrën e vendosur te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pikërisht poshtë zyrave të Kryeministrit Edi Rama.

Në fotot që sjell paparaci i Panorama, politikanët janë munduar të bëhen njësh me popullin edhe në veshje. P.sh., kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përdorur vazhdimisht xhinse dhe triko. Madje, edhe në intervistën me Blendi Fevziun, nuk kishte vënë kollare.

luli

Ndërsa ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka preferuar gjithashtu pantallonat xhins, një veshje e paparë më herët te zonja Topalli. Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka hequr dorë nga make-up-i dhe duket shumë ndryshe me look natyral, dhe për mendimin tonë duket akoma më bukur dhe më e re se sa kur përdor tualet.

p1albana

Plas moda e pantallonave me kutia te gratë e PS-së

Pak javë më parë ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila kishte veshur një palë pantallona blu me kuadrate të mëdha të kuqe. Binin shumë në sy dhe, përveç daljeve të pasdites apo një fundjave, për Parlament nuk ishin të përshtatshme.

ledi

Por ja ku vjen edhe një deputete tjetër me pantallona me kuadrate si të Kumbaros. Ajo është Ledi Shamku e Partisë Socialiste. Me siguri kanë qenë bashkë për shopping…