Tiranë, 24 qershor 2014 – Aktorët e njohur të humorit shqiptar Vedat Bajrami, Bes Kallaku dhe Florian Binaj, kanë xhiruar këtë skenë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, aktori Bes Kallaku ka postuar një video ku duken tre policët, të cilët festojnë pa masë, ndërsa nuk mungojnë edhe të shtënat me armë zjarri.
Bashkangjitur video-s në fjalë, aktori ka shkruar: "Aksidentalisht, por presim vizita…".
Shikoni videon dhe të qeshurat tuaja nuk do të kenë të ndalur.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





