Itali, 4 maj 2014 – Portieri kosovar Samir Ujkani dhe bashkëlojtarët e tij nga Palermo kanë arsye për të festuar.

Skuadra siciliane ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit italian.

Pas fitores 0:1 në fushën e Novarës, Palermo siguroi matematikisht promovimin në Serie A, duke zgjuar festë të madhe për tifozët, por edhe në mesin e futbollistëve.

Portieri i Kosovës, Ujkani, pa dyshim është i lumtur me arritjen e objektivit dhe ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku i shoqëruar nga disa bashkëlojtarë, shihet duke festuar promovimin në elitë.

Palermo siguroi rikthimin në Serie A, pesë ndeshje para fundit, me bilanc prej 23 fitoresh, nëntë barazimeve dhe pesë humbjeve. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/