Qytetarët durrsakë kanë “braktisur” shtëpitë e tye, duke iu gëzuar Ditës së Verës në shesh.

Të gjithë pa përcaktim moshe, familjarisht e me shokë e miq, qytetarët durrsakë kanë gëzuar rrezet e kësaj ditë të ngrohtë, në shëtitoren “Taulantia”.

Festimet për ditën e Verës, e cila simbolizon largimin e dimrit janë të ndryshme në çdo familje, por i bashkon një e përbashkët që janë ballokumet. Shumica e familjeve durrsake në këtë ditë të ngrohtë kanë dalë në shëtitoren “Taulantia” e cila u tejmbush si asnjëherë më parë me njerëz të cilët i gëzohen diellit të ngrohtë dhe ardhjes së një stine të re me shumë gjallëri e gëzim.

Siç e do tradita e zakoni, më herët zonjat e shtëpisë kanë gatuar në shtëpi, gatimet tradicionale të 14 Marsit, prej tavës së kosit me mish qengji, byrekut me lekë brenda apo kulaçit dhe pothuajse të gjitha kanë bërë (apo blerë) ballokumen e cila simbolizon verën.

Nuk ka munguar vendosja e veroreve, e cila sipas zakonit mbahet deri kur shikohet dallëndyshja e parë, moment në të cilin ajo hiqet për t’u vendosur në një lule ose pemë.

Ndjekim intervistat e qytetarëve.

K.H.