Gjatë zgjedhjeve të Kosovës për president emocione nuk kanë pasur vetëm kandidatët, por edhe familjarët e tyre. Kështu edhe i biri i Hashim Thaçit ndante po të njëjtin ankth me të atin.

Endriti, djali i vetëm i presidentit të ri të Kosovës, mjaft i emocionuar qëndroi afër babait gjatë gjithë procedurës së votimit duke e mbështetur atë.

Gjithashtu nuk ka munguar dhe urimi i tij për të atin në rrjetet sociale. “Isha shumë krenar për babin kur luftoi me shokë për lirinë tonë. Isha shumë krenar ditën kur e shpalli Kosovën shtet. Sot jam shumë krenar që u votua si President i Republikës. Urime babi”- shkruan Endriti.