Deputeti i qarkut të Durrësit, Igli Cara ka komentuar, në një postim të tij në Facebook, rritjen e pagave e pensioneve nga ana e qeverisë.
Sipas Carës, rritja e tanishme, në prag të zgjedhjeve, i shërben qeveritarëve për të mbledhur votat e shqiptarëve.
Sipas tij, kjo qeveri duhet të kërkojë ndjesë për varfërinë e krijuar dhe për të punësuarit në privat dhe profesionistët e lirë që në këto vite u ka zbrazur xhepat.
Statusi i plotë i Igli Carës
Rilindja ne fund te mandatit te saj qeverises vendos te rrisè pagat rreth 10 % dhe pensionet.
Nuk jam kunder por me mire do te ishte t'i kishte rritur cdo vit (te pakten sa inflacioni) per gjithe qytetaret, sepse rritja e tanishme me shume u sherben qeveritareve dhe etjes se tyre per te marre me cdo menyre voten e shqiptareve.
Se pari, kjo qeveri do te duhej te kerkonte ndjesè per varferine, pabarazine e pamundesine e krijuar mes shqiptareve ne keto 3 vjet e gjysem.
Se dyti, te mendoje dhe per shumicen, te punesuarit ne sektorin privat, ate fason, te vetepunesuarit e profesionistet e lire qe ka 3 vjet e gjysem qe vec u zbraz xhepat, po te mendoje e veproje dhe pro biznesit te ndershem (jo atij te koncensioneve te Rilindjes).
Per ta mbyllur, rritja e pagave vecse ne administraten publike perkthehet ne mobilizimin e militanteve per fushaten qe po vjen…





