“Kurdoherë që jam në krahët e tu, shndërrohem në një fëmijë të vogël…në një foshnjë..Jam kaq e bekuar që të kam. Ti erdhe në jetën time 11 ditë pasi unë mbusha 26 vjeç… një dhuratë e vonuar por e çmuar.. Të dua, më mungon”- ka shkruar Dafina në llogarinë e saj në Instagram. 

Me sa duket dashuria e Dafinës për Rodriguez është shumë e madhe dhe shtohet dita ditës, pavarësisht distancës që në disa raste i ndan.

Prilli është për Dafinën muaji me fat që përveç gëzimit të ditëlindjes në datën 14, përmban dhe datën e përvjetorit të dashurisë, 25 prill.