E martuar prej disa vitesh me kitaristin Altin Llakaj, Juliana Pasha nuk rresh së treguari atë që ndjen për bashkëshortin e saj. Duke qenë të dy në shumë koncerte ata kanë rastin të shkëmbejnë fjalë dhe tinguj dashurie edhe në skenë. Një çast të tillë ka zgjedhur Juliana, kur ata shfaqen të dy gjatë interpretimit dhe ajo ka shkëputur vargjet, që ia ka kushtuar bashkëshortit.
“Dashuroj ato ëndrra që thurr me ty e, mbi të gjitha të dashuroj ty” shkruan ajo duke i mbyllur vargjet me emrin e bashkëshortit.