Këngëtarja Rezarta Shkurta ka publikuar një video në Instagram në të cilën shfaqet vogëlushja e saj Hera, ndërsa Rezi i tregon foton e stërgjyshit të saj, Enver Hoxhës.
Duket se vogëlushja e njeh stërgjyshin, pasi në çastin që mamaja e pyet se kush është në atë foto ajo përgjigjet “Gjyshi Hoxha”. Prej vitesh Rezarta është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin, i cili aktualisht ndodhet në burg pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës.





