Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama pas përfundimit të mandatit të tij, ka marrë një periudhë pushimesh që duket se po i kalon më së miri. Ai dhe Michelle e kanë kaluar ditën e të dashuruarve në një plazh.
Ish-zonja e parë ka postuar në rrjetin social Instagram, një foto ku tregon këmbët e saj dhe të bashkëshortit, në plazh. “Gëzuar Shën Valentinin dashuria e jetës sime”,- shkruan ajo përbri fotos.
Nga ana e tij, Barack Obama përgjigjet në Twitter: “Gëzuar Shën Valentinin! 28 vjet me ty dhe gjithmonë më duket si dita e parë”.
Ish-presidenti e shoqëron urimin e tij me një foto të realizuar vitin e shkuar në Shtëpinë e Bardhë.