Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj u përfshi në një aksident të rëndë rrugor pak ditë më parë në Maqedoni, duke mbetur i plagosur.

Në aksident u plagosën 14 vetë, pasi “Range Rover” i drejtuar nga shoferi i Ahmetajt, është përplasur me një autobus dhe dy makina të tjera.

Por sot, Syri.net ka publikuar një foto të re ku duket “Range Rover”, i shkatërruar krejtësisht.

Aksidenti ndodhi më 16 korrik rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kufitare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën mes Kumanovës dhe Kriva Pallankës.

Arben Ahmetaj udhëtonte me një mjet tip Range Rover. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Kumanovës për ndihmë mjekësore pasi raportohet se mori plagë e lëndime në trup. Në aksident u përfshirë ish-ministri i Financave, një autobus dhe dy makina të tjera. Ende nuk dihen detaje për shëndetin e Arben Ahmetajt, por njerëz pranë tij u kanë deklaruar mediave se ish-ministri është jashtë rrezikut për jetën.