1 nëntor 2013 – Kunguj të mëdhenj bosh, por të ndriçuar nga brenda, skelete të çuditshëm, figura hije, kostume të shumëllojta.

Ky është Halloween, një festë e përhapur vitet e fundit edhe në Shqipëri sipas të gjitha gjasave në sajë të rëndësisë që i ka dhënë më së shumti kinemaja dhe televizioni.

Janë të shumtë lokalet në Tiranë, që festuan 31 tetorin, ndërkohë që shumë dyqane prej ditësh kanë nisur të tregtojnë veshje tipike të saj.

Me veshje të frikshme, të çuditshme, por ka edhe nga ata që preferojnë të mos maskohen. Në një prej klubeve të Tiranës, njerëzit ishin dyndur për të festuar në këtë mbrëmje.

Përveç se shijes së kripur të çmimeve të pijeve alkoolike, por dhe jo alkoolike, shqiptarët festonin si të "çmendur" duke lënë pas për një natë të gjitha "hallet".

Surprizat nuk përfunduan këtu. Sapo trokiti ora 02:00, dy balerinë(vetëm me të brendshme dhe maska në fytyrë) u ngjitën në skenë dhe filluan të performonin për publikun.

Menjëherë pas tyre, u shfaqën dy balerina të tjera, të cilat argëtuan publikun me kërcimin e tyre. "Muzikë e lartë, alkool dhe femra". Kjo triologji është kombinimi perfekt dhe më argëtuesi për shqiptarët.

Dhe "çështja e balerinave" në festa sa vjen e po përhapet gjithnjë e më shumë në pub-et shqiptare.

Në qoftë se do të kthejmë kokën një vit e gjysëm më parë, dhe pikërisht në festën e Nënës, ishte e njëjta mënyrë festimi me balerina.

Nuk u kritikua jo pak nga qytetarët për vetë simbolikën e kësaj feste. E megjithatë, pavarësisht të gjithave, ne jemi një popull që harrojmë shpejt.

Argëtimi nëpër festa të tilla është diçka shqiptarët nuk mund ta vendosin para asgjëje.