28 nëntor 2015 – Një mënyrë interesante kanë zgjedhur “Hakerat Kosovarë” për të festuar në këtë 103 vjetor të Pavarësisë.

Ato kanë sulmuar disa faqe serbe, mes tyre faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjitikës së Serbisë, faqen zyrtare të shtetit serb si dhe disa sektorë të tjerë të veprimtarive shtetërore serbe. Hakerat kanë postuar imazhe të Ismail Qemalit, Adem Jasharit, Isa Boletinit dhe Ballist Morinës. Grupi që ka kryer sulmin është identifikuar si “Kosova Hackers Group”.

 “Luftojmë për ty që tmos humbësh kurrë, ty JETEN ta fali ma i miri FLAMURË” – është porosia të cilën hakerët e grupit “Kosova Hackers Group”, ua kanë përcjellë në faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të Serbisë , Qendrës për sektorin jo fitimprures , Menaxhmentit të Inxhinieris (Shoqëria e Serbisë) , Zyrës për Rini , Institutit për Arsimin e Cilësisë, Qendrës për Punë Sociale në Novi Pazar si dhe shumw tjera.

Po ashtu ky grupi ka arritur të bllokojë dhe ëebfaqen kryesore te shtetit Serb serbija.gov.rs , e cila për momentin është e bllokuar, ndërsa në webfaqet Serbe, hakerët shqiptar janë tallur duke paraqitur dhe tabelen e kualifikimeve për Euro 2016 , ku në tabelë shihet mbishkrimi “Dont Forget”.

/portali DurresLajm/