RUSI, 15 shkurt 2013 – Shkon në rreth 1000 numri i të plagosurve nga shiu i meteorëve që ka rënë në Rusi mëngjesin e sotëm. Në mes të të plagosurve janë 82 fëmijë, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ky fenomen atmosferik janë prekur 6 qytete në rajonin e Cheliabynsk, ndërsa nga ana e autoriteteve civile janë vënë në shërbim 20 mijë punonjës.
Mbi 3 mijë ndërtesa janë dëmtuar nga shpërthimet e pjesëve të meteorëve në atmosferën e Tokës. Nga rënia e tyre, në horizont ka mbetur një shenjë e madhe si tym i bardhë me distancë 200 kilometër nga Ekaterinburg.
Pjesa më e madhe e të dëmtuarve janë lënduar nga copat e xhamit të dyerve dhe dritareve si rrjedhojë e shpërthimeve të krijuara.