Aktori i njohur shqiptar Blerim Destani është padyshim krenari për arritjen në karrierën e tij ndërkombëtare. Ai pëlqehet shumë sidomos nga femrat, të cilat e ndjekin dhe e komentojnë në rrjetet sociale. Ata që e njohin e dinë mirë fiksimin e tij me orët.
Çmimet e orëve që Destani i ndërron shpesh variojnë nga më të ndryshmet. Por s’do ta besoni sa ka kushtuar ora që mban në dorë Blerimi në këtë foto.
Sipas faqes së njohur në Instagram "What.they.wearin", ora e aktorit të njohur ka kushtuar plot 145.000 euro dhe është e markës "Richardmille Bubba Watson Ceramic Watch RM055".





