28 nëntor 2015 – Një grua e varur ndaj seksit, ka mbajtur shënime për 140 meshkujt me të cilët ka fjetur gjatë jetës së saj. Sandy Nardo, 53 vjeçe, nga Irlanda, i ka renditur meshkujt në një tabelë me vlerësime personale për secilin prej tyre, për gjendjen emocionale, seksin, puthjet, pamjet, kohëzgjatjen e pagesat.

Sandy shkoi në një shkollë strikte katolike dhe e humbi virgjërinë në moshën 19-vjeçare me një muzikant italian. 34 vjet më vonë, ajo ka 140 meshkuj në tabelën e saj të vlerësimeve, duke nisur që nga ata të martuarit, treshet e madje edhe burrin, me të cilin u nda pas gjashtë muajve martesë.

“Doja të kujtoja secilin prej tyre, edhe ata që ishin kot fare. Nuk më vjen keq për atë që kam bërë. Kam udhëtuar gjithë jetën dhe kam fjetur me meshkuj nga 30 vende”.

I preferuari i 53-vjeçares është Mack, një dashnor afatgjatë, me të cilin ka fjetur për 20 vite. Në fund të listës është një bankier, me të cilin ka fjetur për 1 vit dhe që i premtoi se do ndahej nga e shoqja, por nuk e bëri këtë.

Sandy ka një djalë nga martesa e saj, i cili e pranon mamanë kështu siç është.

/portali DurresLajm/