Tiranë, 1 shtator 2014 – Vjedhja e 713 milion lekëve në thesarin e shtetit të Bankës së Shqipërisë nga Ardian Bitraj, ish-përgjegjësi i arkës stok habiti jo pak opinionin public.
Televizioni A1 REPORT server disa sekuenca nga vjedhja e kryer nga Bitraj.
Bitraj shfaqet në këto pamje duke hapur kasafortën ku ruhet thesari me 3 çelësa dhe më pas duke dalë me thasët me para.
Për vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë janë arrestuar 17 persona, ndërsa hetimet për të zbardhur plotësisht megaskandalin në institucionin më të lartë financiar në vend vijojnë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





