Në këtë stinë të nxehtë vere të gjithë vrapojnë drejt plazheve e pishinave për t’u freskuar. Përsa i përket modeleve të rrobave të banjës, duken se janë rikthyer në modë ato të dekadave më parë.
Një fotografi, që daton nga viti 1916, e aktores së famshme të filmave pa zë të fillim shekullit të XX-të, Vera Stedman, paraqet rrobat e banjës në atë kohë.
Nga rrobat e banjës trup, të ndara apo me shtat të lartë, në foto mund të shihni se si kanë ndryshuar modelet e tyre gjatë një shekulli.





