25 mars 2014– Prej kohësh konsumatorët janë në pritje sesi do të jetë modeli i ri i televizorit të kompanisë Apple. Një ditë më parë, disa zëra folën për një marrëveshje të mundshme me Comcast, ndërkohë që shumë analistë janë të mendimit se Apple nuk do të prodhojë një televizor, por një version të ripunuar të modelit aktual, që është një set top box, i bazuar në iOS, i njëjti sistem operativ me iPhone dhe iPad. Dizenjuesi Martin Hajek ka imagjinuar sesi mund të jetë ky produkt i ri i Apple, duke u inspiruar pikërisht nga iPhone.

Nga 5S mund të marrë ngjyrat (gri e errët, argjend dhe flori), materialet (aluminin dhe xhamin). Televizori Apple, i gjereratës së katërt, do të ketë si pikë të fortë të tij telekomandën multitouch, një lloj ndërthurjeje mes iPod nano dhe iPhone. Hajek ka imagjinuar dy versione, njëra prej të cilave e dedikuar videolojërave  dhe shumë e ngjashme me atë të Wii të Nintendo-s.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/