Sinoptikanët thonë se dita e premte në vend do të vijë me kthjellime e vranësira të cilat do të marrin zhvillim gjatë ditës. Në jug e lindje reshjet e shiut e shtrëngatat do të jenë prezente gjatë ditës.
Shërbimi Meteoroogjik Ushtarak thotë se nesër, era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrijnë deri në 12-15m/s.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 7 deri 21°C
në zona e ulëta 9 deri 27°C
në zona bregdetare 10 deri 25°C