Ndeshja Maqedoni – Shqipëri ka ngjallur interes të madh tek tifozët durrsakë.

Të shumtë janë sportdashësit që kanë mbushur lokalet e qytetit bregdetar për të ndjekur live ndeshjen e shumëpritur.

Si zakonisht, pjesa më e madhe e tifozerisë ka preferuar ta ndjekë ndeshjen jo në shtëpi, por në shoqëri të miqve, nëpër lokalet e qytetit.