Bali është një prej destinacioneve më të njohura ku emra të rëndësishëm kalojnë pushimet, kjo për shkak se ky vend është i mbushur me plazhe tropikale, shkëmbinj nënujorë si dhe shumë vende kulturore.
Në këtë vend ka zgjedhur t’i kalojë pushimet edhe ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama së bashku me familjen në rezidencën e rezervuar prej tij.
Resorti që familja Obama ka zgjedhur që të pushojë kap shifrën e 2.500 dollarëve për një natë.