9nentor 2015 – Një punonjës policie u arrestua sot në Berat, i akuzuar për mbjelljen e 11 mijë rrënjë kanabis në sera. Ilir Jaho, 34 vjeç, polic rrugor, banues në Lapardha, bashkë me dy të afërm të tij, J.J. dhe K.J., të dy në kërkim, ka kultivuar mijëra rrënjë drogë.
“Arrestimi i shtetasit Ilir Jaho dhe shpallja në kërkim e 2 shtetasve të sipërcituar, u krye pasi dyshohet se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 11.193 rrënjë bimë narkotike kanabis. Bimët u zbuluan në fshatin Lapardha 2, të kultivuara në 4 sera. Hetimet po vijojnë, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, bëri të ditur Ministria e Brendshme.
/portali DurrësLajm/