Në tapetin e kuq nuk mund të mungonte edhe Albana Osmani e cila u përfol shumë për veshjen e saj, pa të brendshme. Por me sa duket, pas stuhisë së komenteve, Osmani ka ditur të autoironizojë paraqitjen e saj me gjoksin "e eksituar".

Albana njihet si e pasionuar pas pikturës dhe këtë incident e ka kthyer në "art".

"Mbrëmë, në tapetin e kuq isha unë. Arti është e vetmja gjë serioze në botë, ndërsa artisti është i vetmi person që asnjëherë nuk është serioz." – shkruan me humor në autoportretin me rërë dhe dardha të montuara në vend të gjoksit, Albana Osmani.