Pak pasi zyra për shtyp e Kuvendit informoi se kreu i Kuvendit Ilir Meta përshëndeste marrëveshjen e arritur, pas orë negociatash, duke lajmëruar së Partia Demokratike kishte pranuar propozimin e ri të ambasadorëve, ka reaguar kryeministri Edi Rama, por këtë herë pa fjalë.
Ai ka postuar në Twitter ikona buzëqeshjesh, të shoqëruara me ato të flamurit shqiptar, amerikan dhe të BE.





