Hoteli i famshëm Riviera në Las Vegas, i cilësuar shpesh se kazinoja e mafies është shkatërruar të martën me shpërthim të telekomanduar.

I ndërtuar para 24 vitesh, hoteli u mbyll pranverën e kaluar, ndërsa të martën paradite u zhduk për dy minuta pas eksplozivit të vënë.

Ndërtesa legjendare ishte bërë e njohur për shkak të lidhjeve me mafien dhe figurat e njohura të spektaklit, si Frank Sinatra dhe Barbara Streisand.

Shpërthimi i hotelit u ndoq nga një numër i madh personash mbrëmjen e të martës.