Në ndarjen e çmimeve në ‘Top Awards’ nuk mund të mungonte edhe Ermal Mamaqi, i cili është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Amarda Toska. Atë çka përjetoi gjatë spektaklit dhe ato çfarë ka lexuar në media sot, Ermali vendosi ti përmbledh nëpërmjet një statusi në Instagram. 

“Po shoh lajmet sot… Sharje, sulme, rrahje, denoncime. Ore doli ndonjë artist i kënaqur nga Top Awards? Duket sikur u bënë zgjedhjet e partive politike. Hall të bësh e hall të mos bësh konkurse e festivale. Të gjithë duan të ulen në vend të parë të autobusit…Përfundimisht ne nuk i mbajmë dot konkurset. Ne na rroftë Alban Skënderaj se të mos ish ai,Top Awards mund të bëhej pa problem në Prishtinë. Më erdhi keq për Erën. Kot nuk ja vunë karrigen në skenë. U lodh e shkreta. Ulu ngriu tu marr çmime. Sidoqoftë urime të sinqerta për ekipin Top. 3 orë të mrekullueshme që nuk u ndjenë si kaluan!”- ka shkruar Ermali, ashtu siç vetëm ai di.