Në të gjitha shkollat nëntë vjeçare e të mesme në Durrës ka nisur shpërndarja  e teksteve shkollorë. Që në mëngjes prindërit e fëmijët janë dyndur në shkolla, për të tërhequr paketat e  librave nga klasa e parë deri në të 12-tën. Në shkollat nëntëvjeçare shpërndarësit e teksteve bëjnë me dije se paketa e teksteve shkollore nuk është e plotë. Abetarja e klasës së parë mungon, librat e gjuhës së huaj blihen në qendër tjetër, po kështu edhe fletoret e punës.    

Shpërndarësit e librave në shkolla deklarojnë se e gjithë kjo procedurë është sorollatje për prindërit, por kështu është miratuar nga Ministria e Arsimit. Prindërit që të plotësojnë paketën e librave duhet të lënë një ditë punën, për të siguruar librat, por, gjithmonë nëse ka, pasi ka raste kur librat janë mbaruar dhe mundi ju shkon kot.

K.H.