2 prill 2014 – A nuk e ndjeni veten një Marylin Monroe? Nëse mendoni se nuk jeni në formën tuaj më të mirë dhe nuk jeni aq sa duhet tërheqëse, ka ardhur koha të realizoni disa truke. Po ju paraqesim 10 gjerat që meshkujve ju pëlqejnë tek femrat. 

1-Merrni vendimin në mënyrë spontane. Nëse jeni duke blerë një makinë, apo nëse zgjidhni pjatën tuaj të preferuar, femra nuk duhet të mendoheni gjatë, pasi duhet të jeni të bindura. Të qenit e vendosur, është një nga gjërat që meshkujt e vlerësojnë. 

2-Dërgojini një mesazh partnerit në orarin e tij të punës, duke e pyetur se çfarë po mendon ai në ato momente. Më pas, të jini e sigurt se ai do dojë t’ju takojë pas orarit të punës. 

3-Shmangni krahasimet me një grua që kalon në rrugë. Edhe nëse ai e vë re, mos ja vini në pah, pasi duhet të tregoheni e vendosur dhe të sigurta se ju jeni më e mira dhe do të fitoni pikë në këtë rast. 

4- Duhet të demonstroni një nga hobet tuaja më të zjarrta, siç mund të jetë pasioni për kinemanë, shopping apo modën. Nëse këmbëngulni tek dëshirat tuaja, ai do të fitojë më tepër besim tek ju. 

5-Nëse e shihni atë në ndonjë telash, pyeteni nëse ka ndonjë gjë që ju mund të bëni për të. Këmbëngulni deri sa ai t’ua tregojë se për çfarë bëhet fjalë. 

6-Vazhdoni t’i thërrisni me “Ju” prindërve të tij, ndonëse mund t’i keni takuar ata prej kohësh. 

7-Hapni shpesh herë “sfidat”; të shohim se kush mbërrin më parë tek ajo ura. Do do e shihni se ka një efekt tepër pozitiv tek partneri juaj. 

8-Gatuani një gjellë, që i pëlqen vetëm atij. 

9-Vendosni ndonjë letër nëpër shtëpi, duke shkruar diçka të ëmbël në të. 

10-Mos pretendoni që ai ta kalojë çdo natë të javës me ju. Pas daljeve të tij mbrëmjeve me miq, ju mund ta prisni atë e veshur me kostumin prej kukulle që ai ua ka bërë dhuratë. Do ta impresiononte shumë.