Të gjithë e dinë se frutat dhe perimet janë ndër ushqimet që konsumohen më së shumti, por përmbajnë pesticide.
Pjesa më e madhe e njerëzve i blejnë produktet e tyre në supermarket, duke e ditur sasinë e pesticideve që përdoren gjatë kultivimit.
Edhe në rast se blihen tek shitësit e thjeshtë, është mirë të siguroheni për të shmangur cdo mbetje që mund të merrni me anë të frutave apo perimeve.
Mënyra më e thjeshtë dhe e shpejtë për të larguar pesticidet ka nevojë vetëm për ujë, uthull molle, lëng limoni dhe sodë buke.
Në një enë duhet të hidhni një filxhan ujë, një filxhan uthull molle, një lugë gjelle sodë buke dhe dy lugë gjelle lëng limoni.
E lini për disa minuta dhe më pas e hidhni në një shishe qelqi, nga e cila mund të lani frutat apo perimet për 5 minuta. Së fundmi është e nevojshme që të gjitha të lahen mirë me ujë.