23 maj 2015 – Elhaida Dani do të dhurojë sërish emocione në finalen e madhe që po transmetohet sot. Ajo është e parafundit, mban kodin 26.
Pritshmëritë për përfaqësuesen shqiptare janë të mëdha, megjithatë mbetet “blerja” e votave nga Evropa.
Të gjithë ju që ndodheni jashtë Shqipërisë keni mundësi të votoni sonte këngën shqiptare në Eurovision. Dërgoni kodin 26 në numrin e telefonit që do të shfaqen në ekranin e televizionit shtetëror të vendit ku ndodheni.
Më poshtë keni të renditur të gjitha shtetet dhe numrat që kanë të drejtë vote për Elhaida Danin. Kodi, tashmë dihet nga të gjithë, #26.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/