Nëse keni probleme me rënien e flokut mos u dëshpëroni, thjesht ndiqni këto hapa që ne ju sugjerojmë për flokë të trasha dhe të qëndrueshme.

  • Para çdo larje të flokëve krehni ato mirë
  • Gjatë larjes së flokëve mos e përdorni ujin shumë të nxehtë apo të ftohtë vetëm me ujë të vakët
  • Shampoja që përdorni në bazë ditore duhet të jetë i butë, kryesisht me bazë bimore
  • Përdorni gishtat për masazhimin e rrënjëve dhe kokës
  • Flokët kanë nevojë për vitamin C, protein, zink, hekur dhe biotin

Para se të shqetësoheni për sasinë e rënies së flokëve që ju bie në ditë, ju duhet të dini se ekspertët thonë që është normale të humbni deri 100 qime në ditë. Flokët rigjenerohen në mënyrë natyrale. Qimet e vjetra zëvendësohe me qime të reja. Këtë proces mund ta dalloni më së shumti gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.