Itali, 9 maj 2014– Mediet italiane, ndoshta të pasuprizuara nga arratisja e “mjeshtrit” shqiptar Valentin Frrokaj nga një burg i sigurisë së lartë, ku ishte dënuar për vrasje, kanë publikuar së fundmi “filmin” e kësaj ikjeje që i ka lënë “me gisht në gojë” autoritetet italiane, pasi kjo ishte hera e 2-të që 36-vjeçari shqiptar “u lë targën”. Frrokaj iku nga burgu i Palermos pardje, duke u kacavjerrë me një litar, pasi kishte prerë hekurat e qelisë së tij, por të gjitha hamëndësimet të çojnë në dyshimin se ai kishte një bashkëpunëtor në gjithë këtë linjë që ka ndjekur. Më parë Frrokaj ishte larguar nga burgu, ku ishte dënuar përjetë për vrasje. por u kap në Belgjikë, për t’u arratisur sërish. Në këtë set fotosh paraqiten me radhë 7 hapat që ka ndjekur Frrokaj, deri në arratisjen e tij, të ilustruara me përshkrimet e ekspertëve.

Qelia e Frrokajt ka një dritare me pamje nga oborr. Koha e ajrimit vjen pas drekës. Pasi prêt hekurat, para daljes, i dënuari me burgim të përjetshëm, lidh litarin që e kishte krijuar me çarçaf me hekurat e mbetura pa prerë të dritares. Mbante veshur një xhaketë mbi këmishën e tij me mëngë të shkurtra.

I burgosuri kalon në oborr. I vetëm, si gjithmonë, pasi ishte në izolim. Ditë e natë. Pret momentin që të fillojë planin e arratisjes.

Vjen momenti vjen kur agjenti i burgut largohet. Është ende e paqartë se për sa minuta. Dihet vetëm që alarmi u dha në orën 14.00, të së mërkurrës. Frrokaj shfrytëzon momentin dhe ngjitet në murin e parë, duke përdorur litarin me të cilin ishte varur nga qelia, ose krijoi në tjetër litar.

Shqiptari ngjitet në murin 3 metra e gjysmë të lartë dhe përfundon në çati. Hidhet që aty dhe braktis litarin.

Dhjetëra metra më tej është një tjetë rmur. Një pengesë 7 metra e lartë. Kjo është pengesa më e vështirë që do ta çojë drejt lirisë. Ai duhet të ngjitet dhe nuk ka zgjidhje. Ndoshta përdori si një bazë një nga objektet e vogla në mur dhe arrin ngjitet lart, duke e lidhur litarin në një nga fenerët e ndriçimit.

Pjesa më e vështirë është arkivuar. I mbeten edhe 2 hapa, ku fillimisht kacavirret me duar drejt rrjetës me tela me gjemba. Këtu ai është plagosur keqaz në dorë dhe mbase ndonjë tjetër do ta kishte lënë përgjsymë këtë arrati nga dhimbjet, por kjo nuk mund të ndodhte për një njeri të trainer si Frrokaj.

Mbeten më pak se 3 metra gardh për të arritur lirunë. Frrokaj kalon të fundit tela të verdhë që ndajnë burgun Pagliareli me pjesën tjetër të qytetit të Palermos. Pasi kalon edhe këtë gardh, 36-vjeçari shqiptar është i lirë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





