23 qershor 2015 – Qytetarët e Shijakut kanë festuar mbrëmë për fitoren e kandidatit të majtë, Ardian Kokomani.

Pas përfundimit të procesit të numërimit, ku Kokomani doli fitues me 3 mijë vota diferencë ndaj rivalit të tij demokrat Redi Saraçi, shumë mbështetës dhe simpatizantë të tij dolën në rrugë duke festuar me fishekzjarre.

Mes tyre ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, i cili ka takuar mbështetësit duke i falënderuar ata për besimin e treguar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/