Ukrainë, 19 korrik 2014 – Në internet ka nisur të qarkullojë një video e pakonfirmuar ku pretendohet se është kapur momenti i goditjes dhe rrëzimit të avionit të “Malaysia Airlines”.

Video po qarkullon në internet, por nuk është identifikuar ende origjinaliteti i saj. 

Në pamjet e pakonfirmuara shihet momenti i goditjes.

Raketa godet njërin prej motorëve të avionit dhe më pas ai nis rënien e lirë nga 10 mijë metra lartësi me njërin prej motorëve në flakë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/