28 nëntor 2015 – “Xhamadani vija-vija” është një nga këngët më të pëlqyera, më të klikuara, më të kënduara në të gjithë historinë e këngës shqipe. Është aq e famshme, e prekshme dhe e ndjeshme nga të gjithë brezat saqë shumë prej nesh ende besojnë se e ashtuquajtura “Xhamadani vija-vija” është një këngë popullore.

Por, e vërteta e kësaj kënge hit nuk është ashtu siç mendojmë ne. Në fakt kjo këngë ka lindur diku rreth viteve 1992-1993 teksa autorët e saj Zef Cobo, i cili shkroi muzikën dhe poeti Alfred Çapaliku, e krijuan për këngëtaren e mirënjohur nga Kosova Shkurte Fejzaj.

Në atëkohë Shkurte Fejzaj debutonte për herë të parë në Shqipëri, e ndjekur dhe adhuruar nga shqiptarët dhe kosovarët. Ardhja e saj në Shqipëri ishte një kthesë në historinë e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë por që pas krijimit të këngës u kthye në një hit për gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin.

Sot, në 103-vjetorin e Paravësisë së Shqipërisë, kënga me titull ‘Kam një lot e kam si ar’ që njihet ndryshe edhe si “Xhamadani” këndohet sërish me të njëjtin gëzim, emocion dhe dashuri ndaj atdheut njësoj si ditën e parë kur u transmetua. 

/portal DurresLajm/