Për herë të parë bëhen publike fotot ekskluzive të prokurorit Haxhi Giu dhe Aleks Shporit të fiksuara më 29 tetor 2015 në pikën e këmbimit valutor në Tiranë, pikë në të cilën ata tërheqin 29 mijë eurot e lëna si garanci nëse Gjon Shpori vëllai i Aleksit do të lirohej nga burgu.

Foto frekuencat i përkasin datës 29 tetor 2015, ku prokurori është fiksuar në një zyrë këmbimi valutor në kryeqytet ku ai së bashku me familjarët e të arrestuarit Gjon, sipas Report Tv.

Shpori tërheqin paratë e lëna si garanci, pasi nuk u lirua nga burgu ky i fundit i arrestuar për trafik droge. Shihni pamjet.